FRESSH-i të hapet për t’u drejtuar nga vajzat

TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se se FRESSH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese.

“FRESSH nuk mund të drejtohet dhe s’ka pse drejtohet vetëm nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë dhe hapja e rrugës më shumë vajza është hapja e rrugës për më shumë mend. Në FRESSH ka shumë djem me mend, por të gjithë djemtë me mend,  krahasuar me vajzat me mend janë shumë pak pa vajzat, duhet t’u japin mundësi vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur duke treguar se kush jam unë dhe  kush je ti. Kanë shumë më pak prirje për të përçarë dhe për të krijuar klane, kanë shumë më pak dëshirë për t’u përfshirë në gjëra të kota, ndërkohë që djemtë këto i kanë motive të forta kur futen në një organizëm politik dhe shoqëror”, tha ai.

Rama tha se “kështu duke marrë në konsideratë që vajzat janë shumë më mirë se djemtë në shkollë. Po të shikoni provimet e PISA ku Shqipëria merr pjesë dhe ku matet globalisht ecuria e rezultateve në arsim, vajzat me provimet e fundit janë një vit përpara në lexim, krahasuar me djemtë. Kështu pranojeni, hapuni dhe lëruani vajzave punë që nuk dini ti bëni dhe mësoni nga vajzat se si i bëjnë punët”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.