Bashkëqeverisje/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32785 ndërsa numri total i ankesave të regjistruara është 51205.

Në nivel vendor janë regjistruar 4481 raste të zgjidhura nga 9839 në total, në rastet e biznesit numri total i ankesave të zgjidhura është 740 nga 2010 numri i ankesave të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 11 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 4 nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 3 ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2 ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 ministria e Arsimit dhe Sportit, 1 ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 129781 ndërsa numri i regjistrimeve të reja kap shifrën e 21071. “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.