Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – Edhe telefoni i ministres së Brendshme… hakerohet?

JOHANESBURG, 1 mars /ATSH-AFP/ – Telefonat celularë të ministres së Sigurisë së Brendshme të Afrikës së Jugut, e ngarkuar edhe për shërbimin sekret të vendit, janë hakuar nga persona të paidentifikuar, tha eskorta e saj duke e konsideruar si një veprim shumë shqetësues.

”Ministrja Ayanda Dlodlo dhe zëvendësi Zizi Kodwa e kuptuan vetëm ditët e fundit që telefonat e tyre ishin klonuar, kur zbuluan se ata kishin dërguar disa mesazhe të çuditshme, që ata nuk i kishin shkruar”, tha Mava Scott, zëdhënësi i ministres.

”Disa pjesëtarë të tjerë të zyrës së ministres përjetuan të njëjtën gjë”, shtoi zoti Scott.

“Kjo është hera e parë që kemi një hakerim të tillë që kur Dlodlo mori detyrën në maj të 2019-ës, por është shqetësuese”, vazhdoi zëdhënësi.

Policia ka hapur një hetim në përpjekje për të identifikuar autorët e hakerimit./ /artjola/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version