Agjencia Telegrafike Shqiptare

MJEKËSI – Cigaret elektronike rrezikojnë shëndetin e gojës

NJU JORK, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Cigaret elektronike janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve, pasi ato shkatërrojnë mikrobiotën normale orale në favor të mikrobeve patogjene duke ekspozuar kështu rrezikun e infeksioneve dhe inflamacioneve.

Përveç mikrobeve, arrijnë të shkaktojnë edhe karies dhe madje dëmtojnë edhe periodontozën, sëmundje që prek mishrat që nëse lihet pa kuruar, çon edhe në humbjen e dhëmbit.

Ky studim u botua në revistën ”iScience” dhe u krye nga Universiteti i Nju Jorkut.

Studimi u bazua në ekzaminimin e shëndetit oral dhe mikrobiotës së gojës së 119 individëve, duhanpirës dhe joduhanpirës duke marrë parasysh vetëm ata që përdorin vetëm cigare elektronike, përveç duhanpirësve tradicionalë.

”Mikrobiota e zgavrës së gojës është e rëndësishme për shëndetin e gojës, disa studime kanë treguar se ndryshimet në përbërjen e baktereve që kolonizojnë zgavrën e gojës kontribuojnë në një seri problemesh shëndetësore duke përfshirë kariesin, periodontitin, halitozën si dhe në sëmundjet e diabetit, kancerit dhe problemet kardiovaskulare’’, raporton koordinatori i studimit Deepak Saxena./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version