Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Brenda vitit 2020, ndërtojmë 4 mijë banesa individuale

TIRANË, 29 shkurt /ATSH/- Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj tha sot se Programi i Rindërtimit është më shumë se një politikë strehimi, pasi ndërtojmë për brezat e ardhshëm. “Brenda vitit 2020 ndërtojmë 4 mijë banesa individuale. Puna ka filluar dhe javë që vjen Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe Bashkia Tiranë, dalin në një prokurim ndërkombëtar për njësitë individuale dhe brenda vitit 2020 të gjithë familjet që kanë humbur shtëpitë individuale do të festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja, të modeleve bashkëkohore”, u shpreh ai.

Në fjalën e mbajtur sot gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, që u zhvillua në Tiranë, Ahmetaj tha se, “janë 26 zona që i nënshtrohen zhvillimit, dhe do t’i japin një dimension të ri spektrit urban dhe ekonomik. Dimensioni i zhvillimit nën konceptim ne formatojmë shtëpitë tona dhe më pas shtëpitë tona na formatojnë ne”.

Sipas tij, në kuadër të Programi tët Rindërtimit do të konstruktohen 2 spitale rajonale, 6 stuktura universitare në funksion të 560 banorëve dhe brenda vitit do të jetë të hapur të gjitha kantieret e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Sot tha ai, “ne nuk kemi vetëm 1.15 miliardë euro por kemi gjithë solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar dhe jo me fjalë por me vepra dhe ne do ta justifikojmë me transparencë shpejtësi, dhe vëmendje ndaj çdo qytetari”.

Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e 26 nëntorit, Ahmetaj tha se, vetëm në 30 sekonda ndryshojë jete e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë vendit.

“17 mijë qytetarë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe gati 200 mijë qytetarë në mënyrë direkte ose indirekte u prekën nga tërmet i 26 nëntorit. Mos harroni që në 30 sekonda Shqipëria humbi 7.5% të pasurisë së vet të atij viti. Për 30 sekonda humbën atë që kishim ndërtuar në vitet e vite. Goditja psikologjike sociale dhe ekonomike nuk ka kaluar ende e megjithatë kjo nuk e pengoj qeverinë që të reagonte që në sekondën e parë dhe të gjendej me operacionet e shpëtimit dhe me gjithë çka që duhej atë sekond dhe atë ditë, pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre, familjet e tyre dhe shtëpitë” – tha Ahmetaj.

“Qeveria u kujdes për akomodimin e qytetarëve në hotele dhe brenda një harku kohorë prej 4 ditësh, i strehoi ata të gjithë në koto hotele. Gjithashtu vijoi ai, paguam bonusin e qerasë.

Ahmetaj theksoi se, “Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi qerasë, 1 milionë lekë për ato familje që humbën të dashurit e tyre, për të përballuar atë moment të vështirë të asaj dite tragjike. 100 mijë lekë në muaj, për të gjithë jetën, për personat që humbën të dashurit e tyre dhe 60 mijë lekë çdo muaj për pensionistët që humbën anëtarë të familjes së tyre. bursë 15 mijë lekë në muaj për vitin shkollor aktual për nxënësit dhe studentët që humbën prindërit, dhe dhuruam 17 apartamenteve nga qeveria dhe bashkitë për familjet e viktimave”.

“Ne do ta kthejmë Rindërtimin në bazën e një zhvillimi, në platformën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë. Programi i Rindërtimit që Kryeministri Edi Rama dhe kjo qeveri e ka marrë përsipër është unike në llojin e vet dhe për nga dimensioni që ofron”- tha ministri Ahmetaj.

Ai solli në vëmendje se, “sot jemi në muajin e tretë dhe është në natyrën njerëzore ta harrojë atë ditë, dëmin e madh që u shkaktua. Por mos harroni që qeveria nuk e ka harruar asnjë ditë atë që duhet të bëjë për qytetarin e vetë dhe dimensioni i programit të vet është të jetë social i majtë unik, që nuk është përsëritur dhe parë edhe në vendet e zhvilluara.

Ai tha se, programet në përgjithësi u ofrojnë qytetarëve dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore një kombinim grantesh dhe kredishë të buta. Por kjo qeveri nuk ka ofruar kredi të buta, që nuk është vend i shtatëshes dhe është larg vendin të dhjetëshes.  Megjithatë, fytyra unike e këtij programi është në thelb ADN-ja e një qeverie të majtë që jo rastësisht fiton zgjedhjet, pasi në ADN- e vet ka mision “Që ti nuk je vetëm” dhe ne për këtë nuk lëmë asnjë mbrapa”.

“Në këto tre muaj, çdo gjë filloj nga e para dhe sot janë inspektuar 54 mijë objekte, janë vlerësuar të pabanueshme 9500 banesa është bëra raporti në kohë rekord që u prezantua përpara Konferencës së Donatorëve, si instrumenti më i mirë, ndërsa vazhdon procesi i vlerësimit të thelluar për Bashkinë Tiranë, i cili përfundon më 30 mars. Deri tani rezultojnë 250 pallate dhe 4000 banesa individuale për rindërtim, 49 shkolla në proces, 14 kopshte, 14 qendra spitalore, 9 objekte publike dhe 55 monumente kulturë në proces të thelluar vlerësimi”- tha Ahmetaj. e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.