Rama përcjell fjalët e shenjta të Dalai Lama: Bëhu i mirë kur të jetë e mundur, mos harroni se është gjithmonë e mundur

TIRANË, 29 shkurt/ATSH/ “Bëhu i mirë kur të jetë e mundur. Dhe mos harroni se është gjithmonë e mundur”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga Dalai Lama që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe fjalë të mençura nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.