Operacioni “Mezhgorani”, PD: Të zbulohet identiteti i zyrtarit të lartë të Drejtësisë

TIRANË, 29 shkurt /ATSH/ Standardet e dyfishta, policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme. Kështu deklaroi sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata në një dalje për mediet, ndërsa përcolli 3 pyetje për të zbuluar identitetin e gjyqtarit të lartë. Sipas tij, Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi janë të vetmit me profilin e përshkruar në dosje.

“Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri”, u shpreh Gjata.

“Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme”, tha ai, duke shtuar se “sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë”.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtë”si është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë”, tha Gjata.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.