Kongresi i PS/ Vodo për ATSH-në: Partitë si motra mbështetje integrimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 29 shkurt /ATSH/- Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Teuta Vodo në një intervistë për ATSH-në u shpreh se, “Kongresi i Partisë Socialiste i jep një hapësirë të veçantë, grave dhe rinisë ndërsa diskutimet janë përqëndruar edhe në fjalët përshëndetëse të partive si motra, apo partive shqiptare në rajon, të cilat janë faktor të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së stabilitetit në rajon”.

“Është thelbësore tha ajo, pavarësisht nëse janë në pushtet apo qeveri, duke sjellë në vëmendje pjesëmarrjen e partive të spektrit të ndryshëm politik nga disa vende të botës, të cilat kanë ofruar të gjithë mbështetjen e tyre, për sa i takon zgjerimit, apo agjendës së negocimit për vendet kandidate dhe në veçanti për Shqipërinë.

Solidariteti i mbështetjes së tyre, theksoi Vodo, u pa edhe në tetor, në reagimin që bëri e gjithë klasa politike europiane për sa i përket hapjes së negociatave dhe reagimit të mëpasshëm.

“Prandaj edhe në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, merr një rëndësi të madhe mbështetja e partive si motra, që e kanë vënë në axhendë, mbështetjen e tyre në integrimit europian të Shqipërisë”- tha ajo. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.