UASHINGTON – Pompeo: SHBA i ka ofruar ndihmë Iranit për COVID-19

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – SHBA nuk ka armiqësi kundër Iranit dhe i ka bërë oferta Teheranit për ndihmë teknike në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Republikës Islamike i kemi bërë oferta për ndihmë”, theksoi Pompeo, pasi deputetët i kërkuan për të folur rreth reagimit global ndaj virusit, në një seancë të përqendruar tek Irani.

Deputetët shfaqën shqetësimin se në Iran po ndodh një shpërthim serioz i virusit, ndërsa sistemi shëndetësor është i dobët.

Pompeo pranoi se sistemi i kujdesit shëndetësor në Irani nuk është i fortë, por u tërhoq, duke u shprehur se Teherani nuk po shpërndante informacione./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.