Tubimi në bulevard/ Patozi: SHBA ka të drejtë kur paralajmëron qytetarët sepse ka parasysh Metën

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi reagoi sot për paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së për qytetarët e saj që të rrinë larg tubimit të organizuar nga Presidenti, por edhe për reagimin e presidentit Ilir Meta, që është shprehur  se nuk ka vend për alarm.

“Të dy palët kanë të drejtë. Ambasada Amerikane ka shumë të drejtë, kur paralajmëron qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestës së thirrur nga Presidenti, sepse ka parasysh Ilir Metën. Por edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanët”, shprehet Patozi.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.