RUSI – Bisedime Putin-Erdogan për situatën në Idlib

MOSKË, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diksutuan në një bisedë telefonike lidhur me përshkallëzimin e situatës në Idlib, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Rusia shpreh keqardhje për vdekjen e ushtarakëve turq në Idlib dhe është e përgatitur të punojë për sigurimin e trupave të tjerë në rajon”, theksoi Lavrov.

“Ndërsa Rusia po zbaton marrëveshjet me Turqinë në lidhje me rajonin e Idlibit, Turqia duhet të përmbushë angazhimin e saj për largimin e grupeve ekstremiste nga zona”, shtoi Lavrov.

Lavrov gjithashtu theksoi se ushtria siriane ka të drejtë të eliminojë grupet terroriste në vend. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.