Ndërrimi i pronësisë së mjetit/ Shtyhet afati i aplikimit të gjobës në një afat të dytë

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transporti Rrugor (DPSHTRR) njofton të gjithë qytetarët që kanë shitur/blerë mjet dhe nuk kanë bërë ende ndërrimin e pronësisë së mjetit në emër të blerësit, shtyrjen e afatit të aplikimit të gjobës për blerësit nga data 2 Mars 2020 në një afat të dytë.

“Për shkak se lëvizja e qytetarëve është kushtëzuar nga situata e javëve të fundit dhe pamundësisë së shumë qytetarëve jashtë Shqipërisë për t’u paraqitur pranë sporteleve tona, DPSHTRR njofton shtyrjen e afatit të aplikimit të gjobës për blerësit nga data 2 Mars 2020 në një afat të dytë të njoftuar publikisht”- citon njoftimi i DPSHTRR-së. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.