METEO – Temperaturat në Antarktidë si në… Los Anxheles!

NJU JORK, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët regjistruan ditën më të nxehtë në Antarktidë, pasi një valë nxehtësie po shkrin akullin dhe dëborën në kontinent.

Agjencia hapësinore amerikane NASA, njoftoi se më 6 shkurt, temperatura në stacionin hulumtues argjentinas “Esperanza Base”, në veri të Antarktidës, arriti në 18,3°C.

NASA shtoi se atë ditë temperaturat në bazë përputheshin me ato në qytetin amerikan të Los Anxhelesit, që njihet për motin e ngrohtë.

Gjatë gjysmës së parë të shkurtit, në Antarktidë u regjistrua një valë nxehtësie, pas dy të tjerave të mëparshme në nëntor dhe janar./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.