TOKIO- Japonia mbyll shkollat për frenimin e përhapjes së koronavirusit

TOKIO, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe të larta në Japoni do të mbyllen për të penguar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri japonez Shinzo Abe.

“Unë e kuptoj se çdo rajon në vend ka bërë përpjekje për të parandaluar përhapjen e shpërthimit. Megjithatë, këto dy javë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Japoninë për të frenuar një rritje të infeksioneve’’, tha kryeministri.

Shkollat do të mbyllen deri në pushimin e pranverës dhe pritet të fillojnë në fund të marsit.

Japonia është dashur të merret me një numër të madh të infeksioneve me koronavirus, kryesisht në bordin e anijes ”Diamond Princess”, që ndodhet në det afër Tokios.

Autoritetet japoneze raportuan për tetë viktima nga COVID-19 si dhe 900 persona të infektuar.

Rreth 705  persona rezultuan pozitivë nga trageti ”Diamond Princess”./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.