ANKARA, 27 shkurt /ATSH-AA/ – OKB sot dërgoi 26 kamionë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri.
Kamionët kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Ndihma do të shpërndahet në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth, që kanë qenë shënjestër e sulmeve shkatërruese nga regjimi i Asadit dhe aleatëve të tij, duke shkaktuar një fluks prej rreth 1 milion refugjatësh.
Siria ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro demokracisë në vend.
Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur. / /sara/
