BEOGRAD, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Është vetëm çështje kohe para se Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën në praktikë, nëse jo zyrtarisht, deklaroi dje presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për televizionin serb, O2 me qendër në Beograd.
Komentet e Vuçiç erdhën menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se tarifa 100% mbi mallrat nga Serbia do të zëvendësohej me masë reciprociteti.
Vuçiq tha se pas heqjes së taksave, ai priste një presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Qëllimi i tyre është ta anëtarësojnë Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe kjo është thelbi i gjithçkaje. Kjo është ajo që duhet të presim”, deklaroi Vuçiç.
”Çështja është se kur do të ndodhë, ndoshta për tre muaj apo gjashtë apo një vit, ajo do të ndodhë”, theksoi ai./ /sara/
