POLONI – MSH: Lajmi për një të infektuar me COVID-19 është fake news

VARSHAVË, 27 shkurt /ATSH-PAP/- Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot në mëngjes se njoftimet e mëparshme në media për pacientin e parë të infektuar me koronavirusin, në Poloni, ishin të pavërteta.

“Ne i mohojmë raportimet për një emergjencë koronavirusi në Poloni”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wojciech Andrusiewicz.

“Ju lutemi, mos përhapni thashetheme se ekziston një situatë e tillë”, vazhdoi më tej ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Waldemar Kryska, njoftoi sot Senatin se në spital ndodhen të shtruar 47 persona të dyshuar me koronavirus, 55 prej të cilëve janë në karantinë dhe 1 570 po mbahen nën mbikëqyrje./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.