LETËRSI – Vdes Clive Cussler romancieri dhe “gjahtari” i rrënojave

LOS ANXHELES, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Clive Cussler, romancieri i njohur amerikan i specializuar në romane aventureske, ndërkohë që ishte edhe një “gjahtar” rrënojash, vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Autor i më shumë se 80 romaneve, shpesh “thriller” për botën e detit dhe anijeve, si për shembull “Shpëtoni Titanikun!” ose “Sahara”, Clive Cussler ka shitur miliona kopje në mbarë botën.

“Dua t’ju falënderoj, ju adhuruesit dhe miqtë e tij, për të gjithë mbështetjen tuaj, kohërat e mira dhe aventurat që keni ndarë me të”, shkroi në Facebook bashkëshortja Janet Horvath, pasi njoftoi për vdekjen e tij.

I pasionuar pas historive detare, në veçanti anijeve të mbytura dhe thesareve nënujore, Clive Cussler krijoi edhe një OJQ të specializuar në kërkimin e rrënojave./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.