JAPONI – IOC angazhohet në mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike

BERLIN, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), u angazhua që përgatitjet për Lojërat Olimpike në Tokio, të vazhdojnë sipas planifikimeve, pavarësisht frikës së shpërthimit të koronavirusit, deklaroi sot presidenti i IOC-së, Thomas Bach.

Bach theksoi se IOC është plotësisht i angazhuar në mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike në Tokio që fillojnë më 24 korrik, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

“Nuk do të nxis më tej spekulimet”, deklaroi Bach, i pyetur në lidhje me alternativat e mundshme për organizimin e Lojërave Olimpike. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.