Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, miratohet fondi

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ -Qeveria ka akorduar 44 milionë lekë për organizmin e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2020 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor”, që do të organizohet në Tiranë, në datat 2 dhe 3 prill 2020.

Efekti financiar prej 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për koordinimin e organizimin e këtij samiti dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

 

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.