Rimbursimi i TVSH-së për biznesin, qeveria disburson 173 milionë euro në 2020-n

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ 173 milionë euro do të lëvrojë qeveria këtë vit për rimbursimin e TVSH-së për bizneset.

Administrata Tatimore bën të ditur se, pjesa më e madhe e këtyre pagesave do të shkojnë për kompanitë e mëdha që operojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë

Sipas tatimeve, pagesa e detyrimeve për këto kompanitë të mëdha, do të bëhet me këste dhe brenda 18 muajve synohet zerimi i këtij detyrimi, ndërsa për të gjithë bizneset e tjera nuk do të ketë asnjë ditë vonesë në rimbursimin e TVSH-së.

Qeveria vitin e kaluar ka kryer rimbursimin e TVSH-së për 1360 subjekte, në vlerën e 193 milionë eurove. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.