TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e kontratës me ndarje prodhimi, e ndryshuar dhe e riformuluar, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku “2-3”, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë (e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore/AKBN) dhe Shell Upstream Albania B.V.
Qeveria ka shfuqizuar vendimin nr. 754, datë 8.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës, me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në Shqipëri, në tokë, në blloqe “2–3”, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe “DWM Petroleum AG””.
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
/gj.mima/