Drejtoresha e ISHP-së: Kemi marrë të gjitha masat lidhur me koronavirusin

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka mohuar faktin se nuk është e vërtetë që Shqipëria është e pa përgatitur për ardhjen e koronavirusit.

Në një intervistë televizive Fico theksoi se “mjafton që të hapni sajtin e ISHP-së dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi”.

“Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi. Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën e parë ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion”,- tha Fico./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.