Caktohet njësia zbatuese për Rindërtimin nga tërmeti të shtëpive individuale

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ -Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë njësia zbatuese për rindërtimin, sipas projekteve model, të shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti.

Këshilli i Ministrave vendosi sot caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese për rindërtimin, sipas projekteve model, të shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti, jashtë zonave të reja të shpallura në bashkitë: Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese për rindërtimin, sipas projekteve model, të shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti, jashtë zonave të reja të shpallura në Bashkinë Tiranë.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.