SPANJË – 1 000 persona në karantinë pas konfirmimit të një rasti me koronavirus

MADRID, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Një mijë persona në një hotel në Tenerife janë vendosur në karantinë, pas konfirmimit të një rasti me koronavirus, raportoi televizioni spanjoll.

Sipas gazetaës “El Mundo”, policia po ruan hotelin në qytetin Adeje, që ndodhet në jugperëndim të ishujve Kanarie, derisa të testohen të gjithë.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se disa ditë më parë, një vizitor nga Lombardia, rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Burri, i cili ndodhej me pushime së bashku me bashkëshorten e tij, po mbahet i izoluar në spitalin “Nuestra Senora de Candelaria”.

Pacientit i është kryer një provë fillestare, ndërsa është në pritje të rezultateve të një të dyte. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.