Koronavirusi/ Shtim i kontrolleve në pikat kufitare të Vlorës dhe të Sarandës

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po vijon monitorimin e çdo udhëtari që hyn në pikat kufitare për parandalimin e koronavirusit.

Punonjës të ISHSH-së janë prezentë në çdo pikë të kalimit kufitar.

Në pikat kufitare të Vlorës dhe Sarandës po kryhet matja e temperaturës dhe intervistimi i pasagjerëve në lidhje me simptomat e mundshme shëndetësore të ngjashme me ato të koronavirus.

Të pajisur me mjetet e nevojshme dhe termometra lazer, mjekët dhe personeli mbështetës i ISHSH-së përveç parametrave shëndetësorë informohen gjithashtu edhe për itineraret e lëvizjes së udhëtarëve para mbërritjes në pikat e kalimit kufitar.

Që nga njoftimi i parë për rrezikun nga koronavirusi, në pikat e kalimit kufitar janë zbatuar një sërë masash shtesë, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.