ISHP: Rekomandohet vendosja e maskës nëse dyshoni se mund të jeni të infektuar me koronavirus

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar sot që të vendoset maskë nëse personi dyshon se mund të jetë infektuar me koronavirusin e ri, pasi kjo do të ndihmojë në  në kufizimin e përhapjes së spërklave të pështymës.

“Rekomandohet vendosja e maskës  nëse dyshoni se mund të jeni të infektuar me Koronavirusin e ri, ajo do t’ju ndihmojë në kufizimin e përhapjes së spërklave të pështymës. Nuk duhet të harroni të ndiqni masat kryesore të parandalimit të infeksionit nga koronavirusi”, ka theksuar ISHP.

“A duhet të mbaj maskë për t’u mbrojtur? Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e rid he keni simptoma të tilla si kollë, tështitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes)”, është shprehur ISHP.

Sipas iSHP, “përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e spërklave dhe nëpërmjet tyre të virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.