ISHP: Këshilla për përdorimin e maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi

TIRANË, 25 shkurt /ATSH – I. Vata/- Instituti i Shëndetit Publik dha disa këshilla për qytetarët për rastet se kur duhet përdorur maska dhe masat që duhet të ndiqen për parandalimin e koronavirusit.

Kur duhet përdorur maska ?

ISHP sqaron se, “për njerëzit e shëndetshëm, të pa infektuar, përdorimi i maskës duhet vetëm në rastet kur ai apo ajo po i shërbejnë një tjetër personi, i cili dyshohet se mund të jetë i infektuar me koronavirusin e ri COVID-19”.

“Vendoseni maskën, nëse ju teshtini ose kolliteni. Maskat janë efektive vetëm kur përdorimi i tyre kombinohet me larjen e shpeshta të duarve me solucione me bazë alkoli, apo me ujë dhe sapun. Nëse ju do përdorni maskë duhet të dini edhe si ta vendosim, si ta heqim, por edhe kur duhet ta heqim pas përdorimit.Si ta vendosësh, përdorësh, si ta heqësh maskën dhe ku ta hedhësh pas përdorimit. Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskë, dhe sigurohuni të mos e lini hapësirë midis maskës dhe fytyrën”, sqaron Instituti i Shëndetit Publik .

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik shton se “para se të vendosësh maskën pastroni duart me solucion me bazë alkooli dhe lajini duart me sapun. Gatë përdorimit evitoni përpjekjet e maskës me duar; dhe nëse e prekni, lani duart me ujë e sapun ose pastroni me solucione me bazë alkoolin. Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.