TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu konfirmoi sot për ATSH-në se “është në krye të detyrës dhe nuk ka dhënë dorëheqjen”.
Daiu përgënjeshtroi lajmin e publikuar sot në disa medie, sipas së cilit “ai kishte paraqitur dorëheqjen”.
“Jam në krye të detyrës dhe nuk kam dhënë asnjë lloj dorëheqje. Janë lajme portalesh”, tha ai për ATSH-në./m.m/