BRUKSEL – BE: Këshilli i Çështjeve të Jashtme diskuton metodologjinë e re të zgjerimit

BRUKSEL, 25 shkurt /ATSH/ – Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE do të diskutojë në mbledhjen e tij të sotme metodologjinë e re të procesit të zgjerimit.

Takimi i sotëm do t’u paraqesë ministrave në Bruksel një metodologji të re për procesin e zgjerimit nëpërmjet komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Këshilli i BE-së ka njoftuar se ky është një prezantim i propozimit të Komisionit Europian për të vazhduar procesin e pranimit dhe se nuk pritet asnjë debat apo përfundim i zgjeruar.

Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE do të mblidhet përsëri në muajin mars për politikën e zgjerimit për të nxjerrë përfundime dhe për t’u përgatitur për samitin e BE-së në mars, ku do të ketë një përpjekje të përtërirë për të arritur një konsensus midis shteteve anëtare, në mënyrë që të hapin dritën jeshile për pranimin e Shqipërisë dhe MV./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.