ZVICËR – Maas: Bota të parandalojë krimin e urrejtjes ndaj minoriteteve

GJENEVË, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Shtetet duhet të luftojnë paragjykimin kundër minoriteteve për të parandaluar krimet e urrejtjes, si sulmi javën e kaluar në Gjermani ku humbën jetën 10 persona, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Është një sëmundje që nxin të gjithë botën, një sëmundje që duhet ta luftojmë së bashku”, theksoi ai në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

“Mund të presim më shumë sulme, abuzime, shkelje të të drejtave të njeriut, më shumë tmerr. Ose mund të vendosim që kemi parë mjaftueshëm dhe të ndërmarrim veprime”, deklaroi Maas. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.