SOFT NEWS – COVID-19 ”tkurr” modën, Armani prezanton me dyer të mbyllura

MILANO, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Stilisti me fame botërore, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të ri me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, një vendim i marrë për të mbrojtur publikun kundër infeksionit të koronavirusit.

Të njëjtin vendim mori edhe stilistja tjetër e njohur, Laura Biagiotti.

Ndërsa stilistët ”Dolce & Gabbana”, arritën të prezantonin produktet e tyre, pavarësisht vendimit të rajonit të Lombardisë që ndalon çdo ngjarje të hapur për publikun në hapësira të mbyllura.

Italia është prekur nga koronavirusi, çka ka shkaktuar deri tani katër viktima./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.