Masat për koronavirusin në pikat kufitare/ Hashorva: Dyfishim i inspektorëve shëndetësorë

TIRANE, 24 shkurt/ATSH/- Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetësor në aeroportin e Rinasit, Lorenc Hashorva deklaroi sot gjatë mbledhjes së taskforcës për koronavirusin se në pikat kufitare janë dyfishuar numri i inspektorëve shëndetësorë.

“Në çdo pikë kufitar ka 4 inspektorë në turn të cilët merren me intervistimin dhe matjen e temperaturës së pasagjerëve që vijnë nga vendet fqinje”, tha Harshova.

“Tani ka 4 inspektorë në çdo turn që bëjnë intervistimin dhe matjen e temperaturës. Të gjithë pasagjerëve u është matur temperatura. Deri më tani i është matur temperatura  2803 pasagjerëve, nuk kanë shfaqur shenja dhe janë lënë të lirë. Ka pesë kabina policie ndaj kemi krijuar dy korridore dhe pas kontrollit të temperaturës kalohen pasaportat”, u shpreh Hashorva.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.