Kryediplomati grek, Dendias: Dëshira jonë që negociatat me Shqipërinë të caktohen në mars

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias theksoi këtë të hënë se “shpresa e Greqisë dhe vullneti i Greqisë është që në takimin e Këshillit Europian në mars të caktohet data për nisjen e negociatave me BE-në si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë”.

Ai e bëri këtë koment duke folur pas konferencës së nivelit të lartë mbi Perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor, mbajtur sot në Selanik.

Ministri Dendias shtoi se takimi i së premtes hapi rrugën për samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb në 5-7 maj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.