ITALI – Pezullohen meshat për shkak të koronavirusit

PIAÇENCA, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mesha të pezulluara pothuajse kudo në qytetet italiane të Piaçencas dhe Modenas si masa parandaluese për shkak të koronavirusit.

Masa të ngjashme ka kudo në rajonin verior të  Emilia-Romanjas, ku komunitetet e krishtera po përshtaten me rregulloret rajonale ndaj koronavirusit.

Në qytetin e Piaçencas, peshkopi Gianni Ambrosio u lut për njerëzit e sëmurë, ndërsa në qytetet e Modenas dhe Carpit u pezulluan festimet e fundjavës.

Për të zëvendësuar meshat besimtarët janë ftuar në një moment lutjeje dhe meditimi personale dhe familjare edhe përmes transmetimeve në televizionet lokale./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.