FOTO/ Koronavirusi, shtohen masat e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në Rinas, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, janë shtuar kontrollet nga ekipet mjekësor ndaj pasagjerëve që hyn në vendin tonë për parandalimin e koronavirusit.

Ekipet mjekësore nga Instituti i Shëndetit Publik po kryejnë monitorim dhe intervistimin e të gjithë pasagjerëve si pjesë e masave parandaluese për koronavirusin.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19 rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenjë klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.