Koronavirusi, Basha: Të nisin kontrollet në pikat kufitare

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi sot, marrjen e masave serioze dhe të menjëhershme ndaj rrezikut të koronavirusit, që tashmë ka prekur dhe Italinë fqinje. Ai apeloi për vendosjen e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, tha ai.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.