IRAN – Dhjetëra të plagosur nga tërmeti

TEHERAN, 23 shkurt /ATSH-AA/ – Si pasojë e tërmetit në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit në kufi me Turqinë, mbetën të plagosur 25 persona, ndërsa shumë shtëpi janë dëmtuar.

Zëdhënësi i Institucionit të Ndihmës Emergjente të Iranit, Mojtaba Khaledi, deklaroi se si pasojë e tërmetit kanë mbetur të plagosur 25 persona.

Guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, Mohammad Mehdi Shahriari, theksoi se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e tërmetit.

Sipas medias shtetërore të Iranit, në 43 fshatra janë regjistruar dëme shtëpish.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.