Industria e përpunimit të bakrit, rritje me 56% gjatë 2019

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/- Industria e përpunimit të bakrit është një tjetër sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit që ka shënuar rritje të prodhimit gjatë viti që lamë pas.

Sipas statistikave sektori minerar nga viti në vit po rrit potencialin e tij në ekonomi, kontribut i cili shënoi nivelin e mbi 3 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit.

Investimet në rritjen e shfrytëzimit të burimeve të reja apo mineraleve të rinj, është një nga faktorët që ka nxitur prodhimin dhe eksportet e këtij sektori.

Prodhimi total i realizuar si 9-mujor i vitit 2019 llogaritet në 4,190,449 ton minerale dhe 2,510,250 m3 minerale (ky vlerësim realizohet për faktin se një pjesë e mineraleve si ata ndërtimore raportohen me m3).

Ndërkohë që sipas statistikave prodhimi i bakrit për 9 mujorin 2019 u rrit me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria është një vend i pasur me burime të mineraleve të ndryshme. Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Tradicionalisht, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme. e.xh/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.