500 të punësuar në një javë nga Zyrat e Punës

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Numri i të punësuarve gjatë javës së fundit vetëm nga Zyrat e Punës është 500 persona.

Numrin më të lartë të punësimeve e zë Tirana, ku 133 prej aplikantëve janë punësuar në kryeqytet.

Sipas statistikave të publikuara në “Pasqyrën Javore”, bëhet me dije se shifra e punësimit vetëm nga Zyrat e Punës nga data 14-20 shkurt është 500 persona.

Sipas statistikave, në Tiranë janë punësuar 133 persona, në Berat, 12 persona, Durrës 83, Fier 55, Korçë 34, Dibër 15, Elbasan 44, Gjirokastër 19, Kukës 7, Lezhë 9, Shkodër 37, Vlorë 52.

/e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.