ETIOPI –  Ministrat afrikanë të Shëndetësisë diskutojnë përgatitjen dhe përgjigjen ndaj koronavirusit

NAIROBI, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat afrikanë të Shëndetësisë u takuan sot në Etiopi për të diskutuar një strategji se si kontinenti i tyre mund të përgatitet dhe t’i përgjigjet koronavirusit.

Deri tani, Afrika ka patur vetëm një rast të konfirmuar në Egjipt, por ekspertët njoftojnë se rreziku i përhapjes së sëmundjes në kontinent është shumë i lartë për shkak të lidhjeve të ngushta mes Afrikës dhe Kinës, si dhe sistemeve të dobëta shëndetësore në shumë vende afrikane.

“Shpresoj që ky takim, do të na bashkojë si kontinent në sulmin kundër këtij virusi” deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në takimin në Addis Ababa. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.