Struktura akomoduese/ 31 marsi afati për marrjen e certifikatës së kategorizimit

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot tatimpaguesit, se të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e certifikatës së kategorizimit.

Të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.