Ngjarja në burgun 313/ ILD nis verifikimet

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, reagoi sot pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun 313, ku një 43-vjeçar nga Kukësi i arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të reja i dha fund jetës në kushte të rënduara psikologjike duke u vetëvarur.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani u njoh nga mediet me lajmin e vetëvarjes së 43-vjeçarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILD-së.

43-vjeçari Bilbil Hasani nga Kukësi me banim në Kamëz u gjet i vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë, nga gardianët e burgut./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.