TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ E premtja ka shënuar në tregun e këmbimit valutor vendas një forcim të lehtë të monedhës shqiptare.
Leku ka forcuar lehtë pozitat në raport me valutat kryesore, euro e dollar, ndryshe nga e gjithë kjo javë, kur u zhvlerësua në raport me to.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye ditën e sotme me 122,21 lekë me një rënie prej 0,01 lekë, ndërsa 1 dollar amerikan u këmbye me 113,13 lekë, me një rënie prej 0,11 lekësh.
Nga valutat e tjera kryesore: franga zvicerane, paundi britanik dhe jeni japonez shënuan ditën e sotme një forcim të pozitave të tyre përballë monedhës vendase.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar amerikan | USD | 113.13 | -0.11 | |
Euro | EUR | 122.21 | -0.01 | |
Poundi britanik | GBP | 146.12 | +0.27 | |
Franga zvicerane | CHF | 115.22 | +0.02 | |
Jeni japonez (100) | JPY | 101.23 | +0.16 | |
Dollari australian | AUD | 74.59 | -0.42 | |
Dollari kanadez | CAD | 85.31 | -0.10 | |
Korona suedeze | SEK | 11.55 | +0.01 | |
Korona norvegjeze | NOK | 12.12 | -0.05 | |
Korona daneze | DKK | 16.36 | -0.01 | |
SDR | SDR | 154.04 | -0.48 | |
Ari (OZ 1) | XAU | 184809.17 | +2,500.89 | |
Argjend (OZ 1) | XAG | 2095.79 | +28.31 | |
Juani kinez (onshore) | CNY | 16.09 | -0.03 | |
Juani kinez (offshore) | CNH | 16.06 | -0.03 | |
Lira turke | TRY | 18.52 | -0.08 |