KINË – Shkarkohen zyrtarë të lartë për shkak të COVID-19

PEKIN, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Kina shkarkoi nga detyra mbi 10 zyrtarë të Departamentit të Burgjeve dhe të Drejtësisë, në tri provinca, për shkak të emergjencës së përhapjes së koronavirusit në burgje, raportoi media shtetërore.

“Tri provincat, Shandong, Zhejiang dhe Hubei kanë raportuar një numër total prej 447 rastesh infektimi në burgje”, njoftoi “Global Times”.

Gazeta i përshkroi rastet e infektimit si zona qorre në luftën e Kinës kundër koronavirusit, që deri tani ka shkaktuar më shumë se 2 000 viktima dhe mbi 75 000 raste infektimi në mbarë vendin.

Sipas Komisionit Krahinor Shëndetësor, provinca e Hubeit e ndryshoi raportin ditor mbi rastet e infektimit nga 411 në 631, duke shtuar 220 rastet e burgjeve. / /ervo/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.