Agjencia Telegrafike Shqiptare

FRANCË – Mbyllet termocentrali më i vjetër bërthamor

PARIS, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Franca planifikoi sot mbylljen e termocentralit më të vjetër bërthamor, që gjendet në Fessenheim.

Një nga dy reaktorët e termocentralit, i lidhur me rrjetin energjetik të vendit për herë të parë në vitin 1977, u planifikua të mbyllej, në një proces që do të zgjasë deri nesër në mëngjes dhe i dyti do të mbyllet më 30 qershor.

Kjo është masa e parë e një programi për mbylljen e 14 nga 58 reaktorët bërthamorë të Francës deri në vitin 2035.

Qeveria planifikon të reduktojë proporcionin e energjisë elektrike franceze të prodhuar nga impiantet bërthamore nga mbi 70% në vitin 2018, në 50% në 2035, duke rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version