Bankat po reagojnë ndaj masave të paketës së deeuroizimit

TIRANE, 21 shkurt /ATSH/ Sistemi bankar ka nisur të reagojë ndaj masave të paketës së deeuroizimit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se bankat tregtare në vend kanë shfaqur më shumë ndjeshmëri ndaj masave për rritjen e përdorimit të monedhës vendase lek dhe uljen e përdorimit të valutës në shërbimet bankare.

Rezultatet e paketës së deeuroizimit, duken në krahun e aktiveve të bilancit të sektorit bankar. Në fund të vitit 2019, pesha e portofolit në valutë ra në 51,4%. Ky tregues paraqitet në rënie të ndjeshme, me 2,3 % nga mesi i vitit 2019 dhe me 5,2% krahasuar me fundin e vitit 2018.

Banka e Shqipërisë ka vënë theksin në marrjen e masave për të kontrolluar dhe ulur nivelet e përdorimit të valutës, në mënyrë graduale, edhe në sektorin real të ekonomisë. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.