ALGJERI – Mijëra qytetarë shënojnë përvjetorin e parë të protestave pro demokracisë

ALGJER, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Mijëra algjerianë dolën në rrugë për të shënuar përvjetorin e parë të fillimit të protestave pro demokracisë, që detyruan sundimtarin e vendit, Abdelaziz Bouteflika të jepte dorëheqjen.

Protestat kundër regjimit të Bouteflika-s, i cili qeverisi Algjerinë për dy dekada, shpërthyen më 22 shkurt 2019.

Në prill, ai u detyrua të jepte dorëheqjen nën presionin e protestave mbarëkombëtare dhe ushtrisë së fuqishme.

Që atëherë, demonstratat në vend kanë vazhduar, ku protestuesit kërkojnë largimin e zyrtarëve të epokës së Bouteflika-s dhe një rregullim të sistemit politik. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.