Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Vdes shpikësi i copy-paste

SAN FRANCISKO, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Shpikësi i komandës mjaft të njohur kompjuterike copy-paste (kopjo dhe ngjit), Lawrence Tesler vdiq këtë javë në moshën 74-vjeçare, sipas një njoftimi të bërë dje në Twitter nga kompania Xerox.

“Ish-shkencëtari i Xerox-it shpiku komandat cut-copy-paste dhe shumë të tjera. Falë ideve të tij revolucionare, dita juaj e punës është shumë më e lehtë”, theksoi Xerox.

Aftësia për të “prerë” e “ngjitur” një pjesë teksti, pa kaluar përmes shumë fazash të ndërlikuara, u frymëzua nga një teknikë më e hershme e epokës dixhitale, që kishte të bënte me prerjen e pjesëve të fjalive të shtypura dhe fiksimin e tyre diku tjetër me shirit ngjitës.

I diplomuar në Universitetin e Stenfordit, në Kaliforni, Tesler ishte i specializuar në fushën e ndërveprimit midis njerëzve dhe makinerive.

Ai punoi kryesisht për “Amazon”, “Apple”, “Yahoo” dhe qendrën kërkimore “Xerox” në Palo Alto./ /ervo/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version