Disiplina, pezullohet një vit zyrtari i Laçit

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/-Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të pezullojë për një periudhë njëvjeçare zyrtarin e klubit të Laçit, Kleo Laska.

Komisioni disiplinës u mblodh për të  analizuar të gjitha sjelljet josportive të konstatuara gjatë takimeve të fundjavës në vendin tonë. Komisioni ka qenë me dorë të “hekurt”, teksa ka marrë në total 26 vendim.

Zyrtari i klubit të Laçit, Kleo Laska është dënuar me 12 muaj pezullim për shkak të sjelljes së gabuar ndaj zyrtarëve të takimit, që do të thotë ndalim të qëndrimit në dhomat e zhveshjes, pankinë apo rreth fushës.

“Tirana” e “Bylisi”,  për sjelljen e tifozërive përkatëse, janë dënuar me 200.000 lekë gjobë, ndërsa pjesa tjetër e vendimeve prekin klube dhe futbollistë në kategoritë më të ulëta.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.